
Diodato është triumfuesi i edicionit të 70 të festivalit të Sanremos. Me këngën “Fai rumore”, ai mundi në finale Francesco Gabbanin dhe i “Pinguini Tattici Nucleari”.
“Nuk po kuptoj asgjë, është një ndjenjë me të vërtetë shumë e çuditshme. Jam i befasuar”, u shpreh Diodato pasi u shpall fitues.
Këngëtari tha më tej se që prej ditës së parë ka përjetuar një pritje mjaft të ngrohtë, të cilën nuk e priste. Diodato u vlerësua edhe me çmimin e kritikës “Mia Martini” dhe atë të medias “Luccio Dalla”.
“Gjithë këto çmime ishin diçka e papritur. Mbushem me gëzim dhe ia dedikoj qytetit tim, Tarantos, i cili ka nevojë të bëjë zhurmë, për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë në një situatë të paqëndrueshme”, theksoi këngëtari fitues. (A2 Televizion)