Tornadoja shkatërron qytezën në SHBA, dëmet të pallogaritshme

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 07:33 | Bota

Një tornado e fuqishme ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin Seminolë në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Media lokale raportojnë se vorbulla e erës ka shkatërruar ndërtesa të tëra dhe ka mbushur rrugët me mbeturina.

Autoritetet vendosën të mbajnë të mbyllura shkollat, ndërkohë që një tjetër tornado goditi dhe qytetin e Locket në Teksas, shumë pranë kufirit me Oklahomën.

Për momentin nuk raportohen viktima nga tornadoja, por dëmet janë tepër të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos