All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tashmë mund të dërgoni foto në "HD" me anë të WhatsApp

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 18:25 | Teknologji
Tashmë mund të dërgoni foto në "HD" me anë
All - Paragraf - 1

Ditëve kur WhatsApp u shkatërronte cilësinë e fotove që u nisnit kontakteve tuaja mesa duket u ka ardhur fundi.

CEO i kompanisë mëmë të WhatsApp-it, Meta bëri të ditur se falë një përditësimi të fundit në platformë tashmë mund të dërgoni foto me cilësi HD.

All - Paragraf - 3

Mark Zuckerberg, ilustron po ashtu me anë të një videoje sesi mund të dërgoni foto me cilësi të lartë përmes WhatsApp-it.

https://www.facebook.com/zuck/videos/2577125352453919

Për të dërguar një foto me cilësi të lartë, mjafton të hapni një bisedë dhe të shtypni simbolin “+” në të majtë të ekranit dhe më pas të zgjidhni “Foto & Video Librari”.

Zgjidhni foton që doni të dërgoni dhe më pas do t’ju shfaqet një opsion i ri “HD” në fillim të ekranit.

All - Paragraf - 6

Zgjidhni opsionin HD dhe më pas ikonën e shigjetës blu në fund të ekranit dhe fotoja juaj do të shfaqet në kualitet të lartë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos