Tashmë mund të zgjedhësh mënyrën si do të ekzekutohesh, shteti amerikan shton dhe skuadrën e pushkatimit

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 10:24 | Bota
Tashmë mund të zgjedhësh mënyrën si do të

Dhoma e Përfaqësuesve në Karolinën e Jugut votoi të mërkurën ligjin që shton skuadrën e pushkatimit në metodat e shtetit për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje, për shkak të mungesave që ishin hasur me furnizimin me injeksionet vdekjeprurëse.

Ligji i miratuar me 66 vota pro dhe 43 kundër gjithashtu parashikon që të dënuarit me vdekje mund të zgjedhin vetë mënyrën se si duan të ekzekutohen; me pushkatim, karrige elektrike apo injeksion (nëse është e mundur).

Karolina e Jugut është një ndër 9 shtetet amerikane që përdorin ende karrigen elektrike për ekzekutimet dhe do të bëhet një ndër katër shtetet e tjera që lejon dhe skuadrat e pushkatimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/01/denimi-me-vdekje-ne-shba-propozohet-rikthimi-i-pushkatimit-dhe-karriges-elektrike/
https://a2news.com/2021/04/20/i-denuari-me-vdekje-refuzon-injeksionin-kerkon-qe-te-ekzekutohet-nga-skuadra-e-pushkatimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos