
Dritan Mehmeti zyrtarisht është larguar nga Dinamo. Edhe pse lajmi dihej prej kohësh, klubi e ka bërë tashmë zyrtare me anë të një postimi në rrjetet sociale ku mes të tjerash e falënderonte për kontributin e dhënë në kryeqytet.
Skudra e Dinamos mbërriti sot në Itali në zonën e Karpenjës, afër San Marinos ku do të zhvillojë dhe një minifazë përgatitore për sezonin e ri.
Mehmeti do të zëvendësohet nga trajneri i mirënjohur Luigi Di Biaggio. Ish-lojtari i Lazio, Inter dhe Roma ka arritur marrëveshjen me klubin dhe pritet vetëm zyrtarizimi. (A2 Televizion)