Tashmë zyrtare, Inter Miami prezanton Leo Messin, kontratë deri në 2025-n

Nga A2 CNN
16 Korrik 2023, 12:50 | Futboll
Tashmë zyrtare, Inter Miami prezanton Leo Messin, kontratë deri

Edhe pse lajmi dihej prej kohësh, tashmë është zyrtar: Lionel Messi është prezantuar si futbollisti më i ri i Inter Miami. Pas dy viteve të kaluara në Paris: argjentinasi është gati të nis aventurën e tij të re tek amerikanët, në fanellën me numrin 10.

Klubi i David Beckham e ka zyrtarizuar  Messin në rrjetet sociale me një video të veçantë ku 36-vjeçari shfaqet duke shkruar emrin e tij ne stadium.

Në fjalët e tij të para ai u shpreh së është gati të nis një kapitull të ri dhe me zor pret të filloje. Messi, ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me klubin amerikan deri në qershor të vitit 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos