Buzëqeshje në kampin stërvitor të Lazios, Hysaj shfaqet i afërt me Sarrin

Nga A2 CNN
15 Korrik 2023, 18:02 | Futboll

Buzëqeshje dhe vrapime, teksa ribashkohen për të nisur punën për një sezon të ri në Seria A.

Kjo është panorama e stërvitjes së parë të Lazios, me ekipin kryeqytetas që kërkon të ripërtëritë suksesin e vjetshëm, ku u renditën të dytët në ligën italiane, duke lënë pas Interin dhe Milanin.

Atmosfera në kampin stërvvtor të Auronzos duket pozitive, teksa ka rënë në sy fokusimi i paparacëve të Elseid Hysaj dhe Çiro Imobile, të cilët janë vendosur nën urdhrat e Maurizio Sarri, së bashku me Pedron dhe Felipe Anderson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos