Task Forca për koronavirusin, Tomini: 29 teste në total, rezultuan negative

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 10:22 | Aktualitet
Task Forca për koronavirusin, Tomini: 29 teste në total, rezultuan

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, Eugena Tomini, pjesë e Task Forcës kundër koronavirusit bëri me dije mëngjesin e së dielës që në Shqipëri nuk rezulton asnjë person i prekur me Covid-19.

Tomini u shpreh se deri të shtunën në darkë janë bërë 29 testime në total për virusin e ri, dhe fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negative. Ajo shtoi se të gjithë personat që shfaqin simptoma të koronavirusit të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare.

“Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 29 raste dhe të gjitha kanë rezultuar të gjitha negative. Nga survejanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore, detare dhe tokësore theksojmë se po kryhet monitorimi i temperaturës për të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në 24 orët e fundit në total janë monitoruar 13672 persona. MSH-ja rekomandon udhëtarët që kanë ardhur nga zonat e prekura nga virusi dhe që kanë patur kontakte me njerëz të infektuar të vetëkarantinohen për 14 ditë. Gjithashtu gjatë 24 orët e fundit në Qendrën e Urgjencës Kombëtare janë pritur 1400 telefonata prej të cilave vetëm 57 me probleme respiratore. Nëse qytetarët kanë shenja të infeksionit viral të telefonojnë në 127”, tha Tomini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos