
Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, u thirr për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ku shpjegoi procedurën e ndjekur me vakancat për në Gjykatën Kushtetuese.
Dvorani i cilësoi akuzat e Metës, si spekulative dhe politike.
“Nuk ka asnjë skenar të natyrës politike me listat dhe kohën e dërguar prej tyre. Çdo vendim i KED-së bëhet publik në faqen zyrtare, në rendin e ditës. Në 21 shtator, nuk e kishim fare në diskutim çështjen e ligjit. Përfaqësuesi i presidentit tejkaloi kompetencat. Të ftuarit kanë statusin e vëzhguesit”, tha Dvorani. (A2 Televizion)