
Taulant Stërmasi është vlerësuar me çmimin “trajneri i vitit në atletikë’’.
Federata Shqiptare e Atletikës vlerësoi trajnerin Stërmasi për arritjet e jashtëzakonshme në këtë sport, ku padyshim pika kulmore ishte Luiza Gega si kampione e Europës. Sipas presidentit të FSHA, Gjergj Ruli, suksesi që ka ardhur nga trajneri Stërmasi ka ngritur lart jo vetëm atletikën, por të gjithë sportin shqiptar.
Në fund dhe kampionia e Europës, Luiza Gega, kishte një falënderim për trajnerin e saj. Synimet e kampionëve kuqezi në atletikë janë Lojërat Olimpike 2024. (A2 Televizion)