Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet, këtë vit erdhi me edicionin e saj të 6-të, ku pjesëmarrësit vrapojnë për paqe.
Maratona është jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi financiare për garuesit që arritwn të ngjiten në podium.
Gara ishte e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që donin të sfidonin veten, “Tirana 10K” ku garuan kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që ishte gara për personat me aftësi ndryshe.
Sikurse është kthyer tashmë në një traditë, biznese apo grupe të ndryshme regjistrohen dhe vrapojnë në Maratonën e Tiranës për të sensibilizuar opinionin publik duke ngritur kauza të ndryshme. (A2 Televizion)










































