
Ilda Baraj, kryetare e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve, e ftuar në A2 Business nga Aurora Sulçe,
“Në Shqipëri ka potencial për të investuar në fusha të ndryshme, sidomos kur vjen puna te prodhimi, por duke qenë se jemi një vend në zhvillim, kemi problemet tona. Të bësh biznes të ndershëm ka sfidat dhe të mirat e veta. Duhet një mirëpërcaktim i rregullave të lojës, asaj që ne i referohemi si konkurrueshmëri e ndershme”, tha Baraj.
“Kostot janë të pastabilizuara aktualisht nga post pandemia dhe lufta në Ukrainë, kështu që është vështirë të bësh biznes të ndershëm në vendin tonë”, shtoi Baraj.
Ndërsa Sherefedin Shehu, ish-zv/ministër i Financave, deklaroi se konkurrenca e pandershme mban investitorët seriozë të huaj larg Shqipërisë.
“Pandershmëria qëndron te trajtimi që i bëhet bizneseve nga ana e qeverisë. Kapitalet janë përqendruar në disa sektorë të lidhur me qeverinë. Sa i përket bizneseve të përfshira në këtë sferë të ekonomisë, ato kanë fitime të mëdha”, tha Shehu. (A2 Televizion)