Diçka po shkëlqente, përveç fjalimit të saj, dhe shikuesve iu desh pak për ta kuptuar. “Voto” ishte fjala më e përmendur nga ish-zonja e Parë Michelle Obama.
Ndjekësit, kryesisht femrat, u dashuruan pas varëses së Michelle, duke e postuar atë në çdo rrjet të mundshëm në internet. Dizenjuesja e varëses thotë se ka mbetur pa fjalë: “Kjo është dita më emocionuese që kam pasur ndonjëherë”.

Vajza nga Los Anxhelos thotë se brenda 24 orëve iu desh të shtonte stafin nga kërkesat e shumta. Kritikët e modës e quajtën menjëherë varësen me 4 gërma si aksesorin e vitit 2020.
Stilisti i Michelle Obama e kishte zgjedhur aksesorin disa javë më parë, por Chari nuk e dinte se kur do ta vendoste. Fill pas shfaqjes në konventë, nisën porositë: “Nisa të qaja. U ula e emocionuar në tryezën e punës dhe kam qarë për gati 5 minuta nga gëzimi”.

Disa të tjerë kanë qarë nga çmimi: 430 dollarë. Por, në internet e gjen lehtësisht, jo në flori, për 40 apo më pak dollarë. (A2 Televizion)