“Rrezikon të paktën 15 vite burg”, Bardhi: E ftoj Ahmetajn të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 10:40 | Politikë
“Rrezikon të paktën 15 vite burg”, Bardhi: E ftoj Ahmetajn

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të premteje se Ahmetaj rrezikon jo më pak se 15 vite burg.

Ai i bëri thirrje Ahmetajt të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas Bardhit, koka e inceneratorëve është Edi Rama.

“Ish-zëvendëskryeministri i vendit, krahu i djathtë i Edi Ramës, njeriu i tij më i besuar, rrezikon jo më pak se 15 vite burg, jo vetëm për korrupsion, jo vetëm për shpërdorim detyre, por dhe për pastrim parash përmes transaksioneve kriminale me dy bosët e inceneratorëve. Pjesë e këtij hetimi do të duhet të jetë edhe koka e kësaj afere, i cili është Edi Rama. Pa ndihmën e kryeministrit askush nuk mund të miratonte 17 vendime brenda ditës. E ftoj Ahmetajn të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”, tha Bardhi.

Më herët, Sali Berisha u shpreh se në mungesë të Ahmetajt në sallë, Edi Rama duhet t’u përgjigjet pyetjeve.

“Në mungesë, për shkak të arratisjes së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve, unë propozoj që të gjitha pyetjeve do t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama”, tha Sali Berisha.

Në momentin që Berisha mori fjalën, Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/14/ahmetaj-eshte-arratisur-berisha-te-pergjigjet-bosi-i-tij-per-te-rama-largohet-nga-salla/

A2 CNN Livestream

Latest Videos