“Të deklarojë votën hapur, ose të gjejë vend e të futet”, Pjerin Ndreu reagon për përgjimet

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 17:46 | Politikë
“Të deklarojë votën hapur, ose të gjejë vend e

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, mbi përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku ai dëgjohet teksa komunikon me drejtorin e drejtorisë rajonale arsimore, Dibër, Drini Gjeci.

“Përgjimet janë indicie, por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar t’u them se komunikimi im s’ka të bëjë me shitblerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet”, shkruan Ndreu.

https://a2news.com/2019/06/17/pergjimet-e-bild-pjerin-ndreu-te-deklaroje-voten-hapur-ose-te-gjeje-vend-e-te-futet/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

“Është komunikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet t’u kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë. Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=867150650287119&id=100009765763688

A2 CNN Livestream

Latest Videos