"Sakura" thyen rekordin, diamanti rozë shitet për 29.3 milionë dollarë

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 18:00 | Lifestyle

Gjithçka brenda pritshmërive. Siç ishte parashikuar, diamanti rozë në lejla, 15.81 karat, i njohura ndryshe edhe si “Sakura” u shit në ankandin e Christie’s për 29.3 milionë dollarë, në atë çka jo vetëm për Hong Kongun por për mbarë botën, është cilësuar si një ditë historike, që nisi një kapitull të ri për historinë e gurëve të çmuar.

Ky ishte diamanti më i madh i nxjerrë ndonjëherë në ankand dhe është quajtur Sakura, pasi ngjyra e tij e rrallë përkon me lulen e qershisë.

Ajo çka ja shton vlerën diamantit është qartësia e tij që rrallë haset në një gurë me ngjyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos