“Të etur për punë, por...” papunësia bie në minimumin historik, mungojnë profesionistët

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 16:19 | Ekonomi

Papunësia në Shqipëri ka rënë në nivelin më të ulët në 32 vite... të paktën referuar shifrave zyrtare. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 3-mujorin korrik- shtator, vetëm 10.6 për qind e shqiptarëve mbi 15 vjeç nuk morën një rrogë nga mbi 12 për qind në po të njëjtin hark kohor të 2018-s.

Në rekordin historik të më shumë se tre dekadave tranzicioni, ndikim në shtimin e vendeve të punës e kanë pasur bujqësia dhe turizmi, sektorë ku në krahasim me tremujorin e tretë të një viti më parë, punësimi është rritur respektivisht me 6.5 dhe 4.7 për qind. Ndërsa në rënie paraqiten shifrat tek industria e prodhimit.

Por pavarësisht shtimit të një numri të konsiderueshëm të shqiptarëve në forcat e punës, tregu sot shfaq ende shumë etje për krah pune dhe veçanërisht në profesione, apo siç njihen ndryshe: zeje.

Dhe që edhe të tjera zanate të mos humbin një herë e përgjithmonë, nevojitet ndërhyrje nga institucionet thotë përfaqësuesi i zejtarëve.

Referuar të dhënave nga INSTAT, te grupmosha 15 deri në 29 vjeç niveli i papunësisë është sa 2-fishi i asaj te popullata e përgjithshme me 20.5 për qind duke u rritur krahasuar me një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos