Të gjithë në ndihmë kundër koronavirusit, mjekët kinezë mbërritën në Milano

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 19:26 | Bota

Kanë mbërritur në aeroportin e Malpensën mjekët e parë nga Kina që do të ndihmojnë me ekspertizën e tyre mjekët vendas për të përballur situatën e rëndë nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për 7 doktorë dhe 3 teknikë e infermierë nga Shangai që ishin nisur disa ditë më parë. Bashkë me ta mbërritën dhe 20 tonë materiale mjekësore të nevojshme për pandemin e Covid-19.

Në momentin e mbërritjes, ekspertë kinezë shfaqën një parullë ku shkruhej “Grupi i ekspertëve kinezë kundër epidemisë në Itali”.

Ata u pritën në aeroport nga zv/presidenti i rajonit të Lombardisë, Fabrizio Sala. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos