Të gjithë titujt e Roger Federer në karrierë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 11:01 | Futboll

Roger Federer njoftoi ditën e djeshme se do të tërhiqet nga tenisi pas Laver Cup, turneut që do të luhet nga 23 deri në 25 shtatori.

Tenisti zviceran nuk ka luajtur që nga eliminimi i tij në çerekfinalet e Wimbledon, në vitin 2021, për shkak të problemeve me gjurin, të cilin e ka operuar 3 herë gjatë kësaj periudhe.

https://a2news.com/2022/09/15/fundi-i-nje-epoke-federer-deklaron-terheqjen-nga-tenisi/

41-vjeçari ka fituar për herë të fundit një titull ATP në vitin 2019, në Open 500 të Bazelit, turne të cilin kishte dëshirë ta luante edhe këtë vit, por që nuk arriti dot ta bënte një gjë të tillë.

Në fotogalerinë e mësipërme do t’ju tregojmë të gjithë titujt që Roger Federer ka fituar në karrierën e tij të lavdishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos