“Të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet”, reagimi i Ramës për heqjen e barrikadave

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 17:43 | Politikë
“Të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, reagoi në lidhje me heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë! Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare! Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/29/terhiqen-serbet-njerez-me-maska-largojne-mjetet-e-renda-ne-rudare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos