
Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, konfirmoi të dielën se bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen të hënën përmes një videokonference. Më herët lajmi u dha nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Më herët gjatë ditës, anëtari i delegacionit rus, Leonid Slutsky, tha se ishin bërë përparime domethënëse në disa çështje që prej nisjes së bisedimeve. “Nëse krahasojmë pozicionet në fillim të negociatave me ato që janë tani, mund të shohim përparim domethënës”, citohet ai nga agjencia e lajmeve RIA.
Megjithatë, në terren lufta vazhdon dhe takimet e mëparshme nuk kanë dhënë rezultate. Rusia pretendon që Ukrainë të njohë aneksimin e Krimesë, pavarësinë të ashtuquajturave Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk si dhe të shpallë statusin neutral ushtarak duke mos u anëtarësuar në NATO. (A2 Televizion)