Të largohet Basha e Berisha? Strazimiri: Askush mos të përjashtohet, të hapet gara për kryetar

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 13:13 | Politikë
Të largohet Basha e Berisha? Strazimiri: Askush mos të

Disfata e 6 marsit prodhoi një kryengritje të deputetëve të PD që kërkuan largimin e Luzim Bashës pas rezultatit zhgënjyes.

Këto zëra kundër kryetarit, Gent Strazimiri, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD i sheh si një lëvizje pozitive brenda Selisë Blu.

“Shoh me kënaqësi që pjesa më e madhe e deputetëve të grupit kanë vendosur në fund të jenë përfaqësues të demokratëve dhe jo të ish-kryetarit. Unë mendoj që secili prej tyre do ta gjente kurajon që vërtetë të sjellë zërin dhe vullnetin e demokratëve në kuvend dhe publik”, tha Strazimiri.

Kolegëve demokratë u shtriu dorën e bashkëpunimit, ndërsa nuk ra dakord me propozimet e disa prej tyre që kërkuan si largimin e Bashës ashtu edhe atë të Berishës duke e vënë theksin tek e drejta e gjithsecilit për t’u bërë pjesë e garës.

“E vetmja gjë që duhet të theksohet është vota. Hape Selia vendoset kutia dhe aty votohet. Kushdo që merr votën drejton, tjetri e ndjek. Vota është ajo drejton. Askush nuk duhet të tërhiqet. Edhe Basha të dalë të votohet të shohë se sa vlen”, shtoi Strazimiri.

Pas zgjedhjeve të 6 marsit Komisionin e Rithemelimit të PD e pret një tjetër sfidë, ajo e riorganizmit të strukturave të partisë. Strazimiri, nënvizoi se ky proces ka rinisur ndërsa pranoi se angazhimi në fushatën për zgjedhjet e 6 marsit, mund të sjellë një shtyrje të Kuvendit Kombëtar të parashikuar fillimisht në 22 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos