
Ervin Salianji dhe Grida Duma vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Bashës, duke e quajtur nevojë absolute.
Deputetët ia bënë të qarte kryetarit se nuk mund të mbahet partia me një pakicë.
“E kam mbajtur qëndrimin qartë. PD do të marrë hapat për të kthyer besimin e cënuar te shqiptarët” tha Salianji.
Ndërsa Grida Duma u shpreh: “Duhet të dorëhiqet. Duhet të bënte një hap fisnik, të bënte një hap pas. Iu dhanë mundësitë që me betejën me partnerët të arrinte një vendimmarrje që demokratët të ringriheshin. 6 marsi tregoi që nuk është kështu. Ne duhet të dëgjojmë absolutisht vullnetin e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Besoj se situata tani ka shkuar në ekstremin më maksimum dhe nuk mund të mbahet PD me asnjë pakicë”. (A2 Televizion)