Te Milan nuk ndodhte prej 67 vitesh, fundi i një epoke?

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 22:32 | Futboll
Te Milan nuk ndodhte prej 67 vitesh, fundi i një epoke?

Për herë të parë në 67 vitet e fundit, te Milani nuk do të ketë asnjë përfaqësues të familjes Maldini. Daniel Maldini është huazuar te Empoli për këtë sezon, ndërsa babai i tij, Paolo Maldini, u largua nga klubi në qershor, duke bërë që të mos ketë më asnjë Maldini te kuqezinjtë.

Dinastia nisi me Cesare Maldini, i cili ka qenë kapiten i Milanit dhe ka fituar Kupën e Kampioneve me këtë ekip në Mançester. Të njëjtën gjë bëri edhe djali i tij, Paolo, i cili si kapiten ngriti për herë të parë një Champions po në qytetin anglez.

Ndërkohë, Daniel Maldini fitoi titullin kampion me Milanin në sezonin 2021-2022, përpara se të huazohej fillimisht te Spezia e tashmë te Empoli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos