"Në ekipin tonë është normale që trajneri të shkojë me lojtaret", skandal para nisjes së Botërorit të femrave

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 17:27 | Futboll

Pak ditë para nisjes së Botërorit të futbollit për femra, një skandal ka shpërthyer në Zambia. Sipas “The Guardian”, trajneri i përfaqësueses së këtij vendi, Bruce Mwape, po hetohet për abuzim seksual me disa futbolliste.

Federata e Futbollit të Zambias (FAZ) ka informuar FIFA-n në shtator të vitit të kaluar mbi një hetim të hapur, ku përfshihet edhe trajneri i kombëtares U-17 të Zambias, Kaluba Kangwa.

“Nëse trajneri dëshiron të shkojë me dikë, duhet ta pranosh patjetër. Është normale që trajneri të flejë me lojtaret e ekipit tonë”, thotë për “The Guardian” një nga futbollistet që dëshiron të mbetet anonim.

“Federata bën një sy qorr sepse kombëtarja jonë ka pasur rezultate të mira. Por, gjërat nuk janë aq mirë sa duken nga jashtë”, shton futbollistja.

Sekretari i Përgjithshëm i FAZ, Adrian Kashala, theksoi: “Edhe pse nuk kemi ankesa zyrtare, mendojmë se janë akuza shumë të rënda dhe kemi nisur një hetim mbi këtë çështje. Do të bashkëpunojmë me policinë dhe me palët e tjera të interesuara”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos