Të paktën 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 22:38 | Aktualitet
Të paktën 500 fëmijë janë vrarë në

Të paktën 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt të 2022. Të dhënat janë publikuar nga Unicef.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës së OKB-së për fëmijët, Catherine Russell, tha se ky ishte "vetëm numri i verifikuar nga OKB".

Ajo shtoi se shifra reale ka të ngjarë të jetë shumë e lartë dhe se numri i familjeve të prekura është i paimagjinueshëm.

Russell shtoi se ky është një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos