Familja po ja trashëgon, muzikanti i verbër korçar që la një koleksion të çmuar

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
22 Nëntor 2026, 09:32 | Kulturë

Lefter Furxhi është ndër muzikantët e njohur në Korçën e serenatave. Por sot familja e tij përveç emrit, po trashëgon edhe një koleksion mjaft të veçantë të kitarave dhe mandolave, të cilat Lefteri i ka mbledhur ndër dekada, duke u ndjerë tingullin, pasi nuk arrinte që ti shikonte.

Nëse në familjet autoktone korçare është normale të gjesh një kitarë ose mandolinë, në familjen Furxhi gjendet një koleksion i çmuar i këtyre dy instrumenteve muzikore që identifikojnë serenatën korçare.

Lefter Furxhi ka nisur dekada më parë të mbledhë koleksionin e këtyre instrumenteve, koleksion që ruhet edhe sot me fanatizëm nga pasardhësit dhe brezat e rinj të kësaj familjeje.

Mes koleksionit ka edhe një kitarë të veçantë, të dhuruar nga një italian.

Dhe një koleksion të tillë nuk mund ta mblidhte çdokush, por duhej të ishe një njeri që e dashuronte muzikën, edhe pse nuk arrinte ta shikonte atë.

Një pasuri familjare që shkon përtej vlerës së instrumenteve, pasi në çdo kitarë dhe mandolinë ruhet një copëz histori, kujtesë dhe traditë e muzikës korçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos