"One Stop Shop" në Qafë Thanë, kryeministrat Rama e Mickoski në promovimin e sistemit kufitar

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2026, 10:03 | Politikë

"One Stop Shop" në Qafë Thanë, kryeministrat Rama e

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, atje ku do të takohet me kryetarin e Qeverise të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin do të diskutojë për promovimin e sistemit të integruar kufitar "One Stop Shop".

Pas këtij takimi, kryeministri Rama niset për në Manastir tek Muzeu i Alfabetit.  Ndërsa, në rrjetet sociale Rama ndau një video me fotografi të shkëputura nga ajo kohë, të cilën e shoqëron me një poezi të Naim Frashërit  kushtuar gjuhës shqipe.

“Mirëmëngjes dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama krahas videos.

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe u shpall festë zyrtare në Shqipëri në vitin 2023 dhe për herë të parë u kremtua si një festë kombëtare atë vit. Kjo ditë festohet gjithashtu në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, duke reflektuar rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos