
Video të gjata e me cilësi të lartë të performancave historike të Elvis Presley në "Ed Sullivan show" mund të shihen tashmë në Youtube për herë të parë.
Kanali zyrtar i programit në youtube do t’i publikojë ato përgjatë 3 muajve në vazhdim, si pjesë e një homazhi special për ‘Mbretin’. Grupi i parë i videove do të fillojë të shfaqet nga java e ardhshme.
Klubi historik “Cavern” në Liverpool, që promovoi grupin legjendar The Beatles rrezikon të mbyllë dyert përgjithmonë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas një menaxheri, klubi i famshëm po humbet 40 mijë dollarë në javë dhe kryebashkiaku i Liverpool thotë se mund të mbyllet një herë e mirë nëse qeveria nuk aprovon fonde për shpëtimin e tij.
Jennifer Hudson po kryen shumë vepra të mira në Chicago. Aktorja fituese e çmimit Oscar dhe këngëtarja u ka dorëzuar dy mijë çanta të mbushura me mjete shkollore fëmijëve në nevojë në vendlindjen e saj. Hudson, motra Julia dhe një grup vullnetarësh shpërndanë çantat ku përfshiheshin gjithashtu maska dhe sterilizuese. (A2 Televizion)