Të sëmurit obez me koronavirus i vihet në ndihmë me vinç

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 22:13 | Bota

Zjarrfikësit në Londër përdorën një vinç për të nxjerrë nga banesa e tij një pacient obez, i cili dyshohet se ishte i prekur nga koronavirusi.

Punonjësit e zjarrfikëses të veshur me maska mbrojtëse me filtër u fotografuan ndërsa nxirrnin pacientin obez nga kati i dytë ku banonte për t’ia dorëzuar më pas mjekëve që do i vinin në ndihmë.

Më pas zjarrfikësit i hoqën një pjesë të rrobave të tyre dhe i dërguan ato për t’u dezinfektuar. Operacioni i pazakontë për t’i ardhur në ndihmë pacientit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye një pjesë e rrugës Uxbridge në kryeqytetin anglez u bllokua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos