Investimi më i madh i dekadës: 1$ për 90 000$

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 20:03 | Lifestyle
Investimi më i madh i dekadës: 1$ për 90 000$

Dhjetëvjeçari është drejt fundit dhe Bitcoin ishte investimi më i mirë që nga viti 2010, sipas një raporti nga “Bank of America Securities”.

Nëse do të kishit investuar 1 dollar në bitcoin në fillim të dekadës, tani ai dollar do të ishte kthyer në 90 000 dollarë. Sot, një bitcoin vlerësohet në 7000 dollarë. Edhe pse është shumë më pak sesa vlente dy vite më parë (rreth 20 000$), sërish është një vlerë e madhe.

Bitcoin vijon të mbetet një investim shumë spekulativ, por në dekadën e fundit konsiderohet si kriptovaluta më popullore dhe më e pranuar.

Shumë biznese pranojnë pagesa me bitcoin, ndërsa fakti që Facebook planifikon të nxjerrë Libra-n, një tjetër valutë digjitale, e legjitimon edhe më tej Bitcoin-in. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos