Të shtëna me armë gjatë një feste në Kaliforni, të paktën 3 viktima

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 07:54 | Bota
Të shtëna me armë gjatë një feste në Kaliforni,

Të paktën 3 persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me armë në një festë në Kaliforni.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja u regjistrua në Downey, kur një person i armatosur hyri në shtëpinë ku mbahej festa dhe nisi të qëllonte.

Viktimat janë 3 burra, ndërsa mes të plagosurve është dhe një grua që ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia deklaron se mes viktimave është dhe autori i ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos