
Mbrëmjen e së shtunës, në qytetin e Elbasanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas burimeve, të shtënat janë dëgjuar në lagjen "Brigada e 17 sulmuese". Nuk ka pasur asnjë telefonatë në polici për ndonjë grindje në atë zonë, por po bëhen verifikimet e duhura.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur grupe kontrolli në të gjithë zonën. (A2 Televizion)