Të shtëna me armë pranë parlamentit kanadez

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 18:44 | Bota

Një person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Otavës, shumë pranë parlamentit.

Policia e kryeqytetit kanadez bën me dije se të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit dhe se 3 persona u dërguan me urgjencë në spital.

Efektivët janë vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohet se është autori i të shtënave me armë. Sipas të dhënave paraprake, nuk bëhet fjalë për terrorizëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos