
Një person ka plagosur dy shtetas, njëri prej tyre kalimtar, pas një konflikti për motive të dobëta në Tropojë.
Policia e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 20:10, në oborrin e një lokali, kur 49-vjeçari me inicialet B.S. plagosi me pistoletë shtetasin A.B.
Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B. (A2 Televizion)