
Kishte shtypur një të ri duke e lënë të vdekur në rrugë, dhe ishte larguar nga vendngjarja. Por një 28-vjeçar nga Fieri nuk i shpëtoi prangave ditën e sotme, pasi u arrestua me akuzat, "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".
Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Qenas, ku shtetasi K.M. kishte përplasur 24-vjeçarin Q.M. me mjetin e tij Fiat Punto dhe jo vetëm nuk ndihmoi personin, por u largua duke shpresuar mos identifikimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)