Të shtëna në Gjermani pranë një sinagoge, raportohen viktima

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 13:39 | Bota

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë në qytetin Halle në Gjermani.

Sipas autoriteteve të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një sinagoge dhe forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me një makinë. Deri tani raportohet për një të arrestuar.

Dëshmitarët tregojnë se personat me uniformë kamuflazhi qëlluan me armë automatike dhe më pas hodhën një granatë në drejtim të varrezave hebraike.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes dhe banorët e zonës janë urdhëruar të qëndrojnë në banesat e tyre deri në përfundimin e operacionit të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos