Të shtëna në qendër të Parisit, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 08:58 | Bota
Të shtëna në qendër të Parisit, një i vdekur dhe 4

Një burrë u qëllua për vdekje në Paris në rrugën Popincourt, në lagjen e 11-të. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë nga të shtënat, motivi i të cilave nuk dihet, edhe pse dyshohet për larje hesapesh.

Njëri nga dy sulmuesit u arrestua, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët.

Sipas dëshmitarëve, dy persona kanë zbritur nga një makinë dhe kanë hapur zjarr ndaj dy personave të ulur në një tavolinë në lokal. I intervistuar nga shtypi francez, Antoine, menaxher i një restoranti aty pranë, tha se "pa një makinë duke mbërritur" dhe më pas përshkroi armën e përdorur, duke folur për "një mitraloz ose një kallashnikov". Thjesht pata kohë t'i them stafit të hyjë brenda. Të gjithë ia mbathën”, shtoi menaxheri i restorantit, sipas të cilit sulmi zgjati “20-30 sekonda”.

 Të shtënat shpërthyen jashtë një bari dhe ishin klientët ata që bllokuan një nga dy sulmuesit, ndërsa hetimi iu besua rrethit të dytë të policisë gjyqësore të Parisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos