Të shtëna në vigjiljen e Krishtlindjeve pranë Liverpool-it, një viktimë e disa të plagosur

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2022, 09:39 | Bota

Një grua ka mbetur e vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave në vigjilje të Krishtlindjeve në Britaninë e Madhe.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, ngjarja ka ndodhur në orën 23.50 në fshatin Wallasey në një pub.

Gruaja dhe tre burra të plagosur u dërguan në spital por për fat të keq ajo nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Sipas policisë, numri të plagosurve është më i madh.

Zona është rrethuar me kordon ndërsa policia tashmë po kontrollon për pamje nga kamerat e sigurisë apo dëshmi nga dëshmitarët okularë.

Sipas policisë, autori që hapi zjarri u largua nga vendi i ngjarjes me një Mercedes të zi. Motivet që e çuan drejt aktit ekstrem nuk dihen ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos