
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e së hënës se 44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Deri në këto momente në vendin tonë kanë mbërritur 1,845,660 vaksina ndërkohë që 1.3 milionë persona e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Mes të tjerash, kreu i qeverisë përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit masiv.
“44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, shkruan Rama. (A2 Televizion)