Teatri i Operas jehon muzikën e mjeshtrit Mustafa Krantja

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 11:49 | Aktualitet
Teatri i Operas jehon muzikën e mjeshtrit Mustafa Krantja

65-vjetori i Teatrit të Operas dhe Baletit do të jetë një vit ku duartrokitjet i dedikohen artistëve që kanë dhënë kontributin e çmuar në këtë institucion. Premiera e radhës i dedikohet Nderit të Kombit, Mustafa Krantja.

Krantja ka frymëzuar breza të tërë artistësh dhe ka dhënë një kontribut të madh në të gjitha orkestrat e vendit, në radio apo televizion, duke qenë modeli i njeriut që do të shpërndajë gëzimin e muzikës së mirë.

Ai ka qenë një mësues i mirë për shumë njerëz të artit sot, por më së shumti frymëzues për të birin, që nuk do të mungojë në këtë koncert dedikuar mjeshtrit.

Nuk do të jetë vetëm një mbrëmje e mbushur me muzikë dhe balet, por do të përfshijë edhe thesare të arkivit që na e përcjell Nderin e Kombit edhe përmes imazheve.

Opera shënon 65-vjetorin, ndërsa mjeshtri Mustafa Krantja, 100-vjetorin e lindjes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos