
Java e vaksinimit masiv kundër covid, të studentëve pranë universiteteve përkatëse duket se është shumë larg pritshmërive dhe qëllimit për të cilin u zhvillua.
Katër ditë nga nisja e kësaj fushate dhe vetëm tri ditë nga nisja e viti akademik, në Universitetin e Vlorës janë paraqitur për të marrë vaksinën një numër mjaft i vogël i studentëve, që krahasuar me numrin total të studentëve të këtij universiteti, nuk arrin as të përllogaritet në përqindje.
Ndërkohë, vetë studentët kanë mendime pro dhe kundër marrjes së vaksinës.
Sipas udhëzimit të deritanishëm të Ministrisë së Arsimit, nga data 17 tetor, në auditorët e universiteteve në të gjithë vendin nuk do të lejohen të futen vetëm studentët që paraqesin certifikatën ose kartën e vaksinimit anti-covid. (A2 Televizion)