Teatri Kombëtar, Vasili: Ndërkombëtarët, avokatë të qeverisë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 16:57 | Politikë
Teatri Kombëtar, Vasili: Ndërkombëtarët, avokatë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se ndërkombëtarët me qëndrimet e tyre janë shndërruar në avokatë të qeverisë.

Sipas Vasilit, ka ardhur koha që ata të pozicionohen në krah të ligjit dhe qytetarëve dhe jo në krah të babëzisë së qeverisë.

“Sot edhe për këta avokatë ka ardhur ditë që të zgjedhim përfundimisht dhe prerë, janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës apo janë në një krah me grykësinë dhe babëzinë e qeverisë. A janë këta ndërkombëtarë dakord që të shikonin që të tërhiqej zvarrë Marcello Mastroianni e të tjerë, sigurisht që nuk do të ishin”, tha Vasili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos