
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, duke iu referuar çështjes së Teatrit Kombëtar, e ka vlerësuar atë si një debat të gjerë që ka përfshirë shumë hallka të shoqërisë, por padyshim si një çështje të politizuar.
Soreca deklaroi se në këtë pikë, për Bashkimin Evropian e rëndësishme është që procedura e tenderimit për teatrin të realizohet në mënyrë transparente dhe të jetë në përputhje me ato të BE-së.
“Nuk jemi ne ata që duhet të themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re apo të rindërtohet ndërtesa aktuale. Këtë e vendosin autoritetet shqiptare. Rëndësi ka respekti i sundimit të ligjit dhe i shtetit të së drejtës. Procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje me ato të BE-së dhe me rëndësi është konkurrenca e lira dhe e drejtë. Unë di që tenderi është i hapur deri në 19 shtator”, tha Soreca. (A2 Televizion)