Temperaturat e larta, japonezët gjejnë zgjidhjen ideale për të freskuar kafshët shtëpiake

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 08:21 | Lifestyle

Një markë veshjesh japoneze ka menduar që të krijojë një freskuese të vogël që mund të vishet nga qentë e macet, në mënyrë që të mos e ndjejnë vapën e madhe të verës.

Pajisja është e vogël, e lehtë, funksionon me bateri dhe është e lidhur me një veshje të posaçme.

Shpikësja e kësaj freskueseje për kafshë, Rei Uzawa, thotë: “Qeni im e ndjente shumë vapën kur dilte xhiro dhe doja t’i jepja një zgjidhje këtij problemi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos