Tempulli budist i 1200 statujave të çuditshme

Nga A2 CNN
20 Qershor 2021, 11:17 | Lifestyle

Otagi Nenbutsu-ji është një tempull budist në Japoni, i vendosur në rrethinat e Arashiyama, që është shumë ndryshe nga tempujt e tjerë.

Ai është shtëpia e mbi 1200 statujave të çuditshme që e rrethojnë që e kanë kthyer në një destinacion shumë të rëndësishëm turistik.

Statujat Rakan janë unike në llojin e tyre dhe përfaqësojnë 1200 dishepujt e Budës. Pjesën më të madhe ato janë të mbuluara nga myshku, duke i dhënë një pamje mistike këtij tempulli magjepsës.

Otagi Nenbutsu-ji u zbulua në fillim të shekullit të 8, por për shkak se u përmbyt disa herë, u zhvendos në një vend më të sigurt në vitin 1922. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos