Tenisi, sporti i ''distancimit social''

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 16:34 | Sporte të tjera
Tenisi, sporti i ''distancimit social''

Dy sportistë, ambient i hapur, dhe një rrjetë që ndanë dy fusha. Tenisi është ndoshta shembulli më i mirë i të bërit sport dhe të njëjtën kohë të i të mbajturit të distancës sociale në ditët e pandemisë që po kalojmë.

Miq të ngushtë jashtë fushe dhe rivalë brenda saj, Martin Muhedini dhe Arbër Sulstarova u përballën në finalen e “Final Eight” turneut të organizuar nga Tenis Tirana ndërsa dhuruan një përballje spektakolare, të denjë për dy kampionë që përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitet ndërkombëtare.

Një numër i vogël sportdashësish ndoqën finalen nga pranë me të njëjtën kulturë si në turnetë prestigjioze të tenisit botëror. Me setet 6:2 dhe 6:3 por që nuk shfaqi konkurrencën e fortë që pati për gjatë gjithë kohës ndeshja, dueli final i takoi Martinit i cili ngriti në fund titullin kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos