Legjenda vazhdon, Rossi në MotoGP deri 43 vjeç

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 16:59 | Sporte të tjera
Legjenda vazhdon, Rossi në MotoGP deri 43 vjeç

Pas pritjes së gjatë dhe heshtjes, MotoGP është gati të kthehet dhe këtë e bën me një lajm të madh.

Legjenda e Valentino Rossi-t në MotoGP do të vazhdojë. Piloti Italian ka firmosur kontratë 2-vjeçare me Petronas, aventurë të cilën do ta nisë prej sezonit të ardhshëm.

Zyrtarizimi pritet të vijë në Herez, më datën 19 korrik. Rossi do të garojë me skuadrën Petronas në Botërorin e vitit 2021 dhe ka opsion rinovimi edhe për 2022-shin. Kjo bën që “Doktori” të mbetet në pistë deri në moshën 43-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos