Zyrtare, në shtator Formula 1 zhvillohet për herë të parë në “shtëpinë” e Ferrarit

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 16:14 | Sporte të tjera

Një ëndërr që shndërrohet në realitet, për tifozët e Ferrarit. Federata e Formula 1 ka shpallur zyrtarisht se më 13 shtator do të mbahet për herë të parë një garë zyrtare e kampionatit në "shtëpinë" e Ferrarit, pistën e Mugellos.

Gara do të zhvillohet një javë pas Çmimit të Madh të Italisë në Monza, dhe paraqitet si një risi. Ndërkohë, kjo do të jetë edhe hera e parë nga viti 2006 që Italia mirëpret dy gara zyrtare. Atë vit, në Monza dhe Imola, fitoi Michael Schumacher.

Gara do të ketë emrin zyrtar “Çmimi i Madh i Toskanës Ferrari 1000”, dhe celebron  pikërisht 100 garat zyrtare të skuderisë së njohur italiane.

Pista ndodhet vetëm 35 kilometra larg Firences dhe është pronë e Ferrarit nga viti 1988,  e përdorur më së shumti për testimet e mjeteve të reja si dhe për gara të kampionateve të tjera automobilistik, por bëhet fjalë për një pistë sfiduese që me siguri do të ngallë interesin e të gjithë tifozëve të këtij sporti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos