"Vendim katastrofik", tension i lartë mes Bjellorusisë dhe Polonisë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2023, 11:31 | Bota
"Vendim katastrofik", tension i lartë mes Bjellorusisë dhe

Tensioni sa vjen e rritet mes Bjellorusisë dhe Polonisë, vendet aleate të Rusisë dhe Ukrainës përkatësisht. Vendimi i Varshavës për të mbyllur një pikë kufitare në Bobrowniki ka nxitur indinjatën e autoriteteve të Minskut, të cilët e cilësuan këtë vendim si “katastrofik”.

Në këtë mënyrë, nga shteti bjellorus paralajmëruan pasojat që mund të vijnë: “Veprimet e autoriteteve polake mund të shkaktojnë një kolaps në të dy anët e kufirit”.

Me këtë mbyllje, mbeten vetëm dy pika kufitare ende të hapura mes dy vendeve, në një kufi prej më shumë se 400 kilometrash që ndan Poloninë dhe Bjellorusinë.

Përveç kësaj, nga Minsku theksuan se qëllimi i ekzekutivit polak është të “përkeqësojë më tej situatën në kufi dhe të kufizojë udhëtimin e qytetarëve”.

Që nga fillimi i pushtimit rus, Polonia ka shërbyer si një vend pritës për refugjatët ukrainas dhe gjithashtu për kundërshtarët e Presidentit bjellorus, Aleksandr Lukashenko. Një situatë shumë e ngjashme me atë të Finlandës me Rusinë, ku kundërshtarët e Putinit përfituan nga masat e marra nga Presidenti rus për të ikur nga Rusia.

Pavarësisht kritikave për vendimin nga Bjellorusia, nga Polonia siguruan se mbyllja e kufijve u krye për “çështje të sigurisë shtetërore”.

Megjithatë, tensionet midis Polonisë dhe Bjellorusisë nuk janë të reja dhe as nuk kanë lindur si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Deri në fund të vitit 2021, ka pasur më shumë se 30 000 tentativa për të kaluar kufirin nga shtetas nga vendi i Evropës Lindore. Imigrimi i parregullt në Poloni në fund të vitit 2021 krijoi tensione jo vetëm midis Bjellorusisë dhe vendit polak, por edhe me Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos